Gazeta Si – Një ngjarje e raportuar fillimisht si aksident, doli të ishte një kanosje me armë mes disa të rinjve në Ishull-Lezhë pas një konflikti.
Një 20-vjeçar është arrestuar, pasi në bashkëpunim me dy shokët e tij kanë kërcënuar një 23-vjeçar, ndërsa gjatë largimit janë përplasur me një mjet tjetër.
Në kërkim u shpall edhe 23-vjeçari që u kanos nga këta shtetas, për moskallëzim krimi. Sipas policisë, 3 personat që ndodheshin në makinën e përfshirë në aksident, A. F. K. Gj. dhe D. D. (këta dy të fundit të shpallur në kërkim), kishin kërcënuar me armë një 23-vjeçar me iniciale E.L,. banues në Tale. Kërcënimi ishte bërë poshtë mbikalimit të Ishull Lezhës.
Gjatë largimit me shpejtësi, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit A.F., K. Gj. dhe D.D., është përplasur në mbikalimin e Ishull Lezhës, me automjetin me drejtues shtetasin M.K.
Rasti është trajtuar fillimisht si aksident rrugor, por si rezultat i informacioneve të grumbulluara në vendngjarje, policia zbardhi dinamikën e saj.
Këtë të hënë, policia tha se arrestoi në flagrancë shtetasin A. F., 20 vjeç, banues në Lezhë, si dhe shpallën në kërkim shtetasit K. Gj., 24 vjeç, banues në Rrilë dhe D. D., 23 vjeç, banues në Barbullojë.
Gjithashtu, për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi E. L., 23 vjeç, banues në Tale, i cili nuk ka kallëzuar se është kanosur me armë zjarri, nga 3 personat e lartpërmendur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje