Politike

Kërkesa e PD për komision hetimor për 25 prillin, Berisha: Mashtrim për demokratët! Basha nuk fakton dot vjedhjen

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend këtë të premte kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar që do të hetojë atë që Lulzim basha e quan ‘masakër zgjedhore’.

Por, Sali Berisha thotë se kërkesa bëhët për t’u hedhur hi syve demokratëve dhe t’i gënjejë e mbajë me shpresa të rreme për rezultatin e 25 prillit. Ai deklaroi nga “Foltorja” e Shkodrës se Basha nuk ishte në gjendje që të provonte vjedhjen e zgjedhjeve dhe të njëjtin rezultat paralajmëroi edhe për Komisionin e mundshëm hetimor parlamentar.

“Kryetari harroi votën tuaj, harroi votën e qytetarëve dhe filloi të merrej me karrigen e tij. Më vend që të merrej me votën e qytetarëve, merrej me votën e tij. Edi Rama na mori votën, pengu i tij na tradhtoi. Kapitulloi. Nuk mbrojti votën. Çfarë arritëm këtë herë? Zero. Asnjë ndryshim raporti. Tani del e thotë se po krijoj një komision hetimor. Për çfarë? Ti duhet të shkoje në OSBE, në Këshillin e Europës, në Parlamentin Europian. Tani që ke filluar negociatat me të, po i bën furçe. Ky problem është fund e krye tradhti ndaj shqiptarëve,” tha Berisha.

Ish-kreu i PD u kthye 20 vite pas në kohë për të ilustruar se si e mbrojti votën në zgjedhjet e 2001, megjithëse në ato zgjedhje PD humbi.

“Në 2001 na ndodhi një gjë e tillë, nuk e kishim klimën në favor. Një demokrat kapi në një klub Fatos Klosin duke i dorëzuar një qese të madhe një vëzhguesi, po edhe unë i çoj fjalë, i them, ose ti je agjent i Klosit, ose i korruptuari i Klosit, po e çele gojën për këto zgjedhje të gjitha fotot do të dalin. Ne ndërmorëm me të drejtë një veprim ndërkombëtar në të gjitha institucionet. Arritëm që Parlamenti Europian të shprehet se parlamenti i Shqipërisë nuk shpreh vullnetin e popullit shqiptar. Arritëm që të vendosim Fatos Nanon nën sanksione”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë