Gazeta Si – Parlamenti votoi me 75 vota kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, nën hetim për aferën e privatizimit të klubit sportiv “Partizani”.
Njëkohësisht, opozita ka thirrur protestën e dytë brenda javës, pasi sipas tyre procesi gjyqësor ndaj kryedemokratit nuk është i bazuar në Kushtetutë.
Me këtë rast, Policia e Shtetit ka mobilizuar qindra forca për të shmangur çdo incident të mundshëm, duke rrethuar dhe “blinduar” perimetrin e Parlamentit.






Pika e parë e rendit të ditës është votimi për heqjen e imunitetit të Berishës, procedurë kjo pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve.
Berisha ishte në sallën e Kuvendit, por nuk foli.






Vlen të theksojmë po ashtu se kërkesa e deputetëve të opozitës ndaj Gjykatës Kushtetuese u rrëzua dje me argumentin se 28 firma nuk mjaftojnë për të pezulluar vendimin e GJKKO-së për çështjen e Berishës.
Sakaq, që në orët e para të mëngjesit ka nisur vendosja e forcave të policisë pranë kryesisë së Kuvendit. Sipas planit të masave rreth 500 forca policore nga Policia e Tiranës dhe forcat e sigurisë kombëtare do të dislokohen te kryesia e Kuvendit.
Nuk munguan tensionet as në hyrje të Kuvendit. Deputetët e opozitës të përjashtuar me 10 ditë, nuk u lanë të futen brenda.
Brenda ambienteve të Kuvendit ka pasur përplasje mes efektiëve të Gardës dhe deputetëve të Partisë Demokratike.
10 deputetë të opozitës nuk janë lejuar nga punonjësit e Gardës të futen brenda sallës së Kuvendit pasi rezultojnë të përjashtuar.






Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente.
Po ashtu edhe autobotë me ujë ndodhen në pjesën e pasme të parlamentit nëse do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë.
Në shërbim të përforcuar do të jetë dhe Garda e Republikës në të gjithë institucionet shteterore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje