Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet sot (e martë) në orën 16:00.
Pas kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt, kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla urdhëroi Mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Rendi i ditës do të ketë shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënie autorizimi nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal të banesës së deputetit Arben Ahmetaj. Sipas urdhrit mbledhja e këshillit do të jetë me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor. Sot në Këshill pritet të jetë i pranishëm edhe avokati i Arben Ahmetajt ndërsa ky i fundit raportohet se është jashtë kufijve të Shqipërisë.
Avokatët e Ahmetajt pritet të kërkojnë shtyrjen e mbledhjes me arsyetimin se dosja e SPAK është voluminoze, rreth 400 faqe dhe ndaj duhet kohë për shqyrtimin e saj.
Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit në Shqipëri (SPAK) ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit të Financave dhe deputetit aktual të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje