Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka folur në mbledhjen e grupit të PD-së, aty ku një pjesë e konsiderueshme e deputetëve kanë parë si zgjidhje për PD-në vetëm dorëheqjen e tij.
Basha nga ana e tij ka thënë se është i hapur për të ndërmarrë gjithçka që i shërben partisë, por asgjë me konkretisht.
“Të ofrojmë zgjidhje për situatën dhe që i shërben PD, dhe jo interesave personale. Unë jam i hapur për cdo zgjidhje që i shërben demokratëve, të gjithë demokratëve pavarësisht se për cilin kandidat votuan dhe për të tërhequr atë shumicë nga radhët tona që nuk votoi
Duhet të kalojmë vetveten, të shtyjmë për një zgjidhje.
I kuptoj vështirësitë kur flisni me demokratët të cilët kërkojnë zgjidhje. Të diskutojmë të gjithë rrugët e të dalim me një zgjidhje, mundësisht me një zgjidhje të vetme”, tha Basha para deputetëve.
“Ne duhet të gjejmë një qëndrim të përbashkët të të gjitha strukturave të PD për të gjetur zgjidhje. Cdo zgjidhje që përjashton cdo grupim demokratësh nuk i shërben zgjidhjes.
Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje