Lajme

Kërkoi favore seksuale, Apeli lë në burg gjyqtarin Hysi

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për gjyqtarin Roland Hysi dhe psikologen Elona Meçani.
Gjyqtari Roland Hysi u arrestua pas publikimit të një videoje në emisionin investigativ “Stop” ku kërkonte favore seksuale si dhe mori ryshfet nga një grua, e cila ishte në gjyq për të marrë kujdestarinë e fëmijës. Meçani dyshohet se bënte rolin e sekseres.
Gruaja ishte divorcuar dhe kërkonte kujdestarinë e fëmijës, çështje kjo e cila ishte në dorë të gjyqtarit Hysi. Seanca tek Apeli i Krimeve të Rënda këtë të premte është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur vetëm pak minuta.
Gjyqtari dhe psikologia akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.
Gjyqtari i Shkallës së Parë në Fierit u arrestua më 9 janar 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë