Prej datës 5 maj, Preç Zogaj është kryetar i Këshillit Euroatlantik pranë Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.
Një ditë pas themelimit, Zogaj ka dalë me një deklaratë publike.
“Ne jemi të shqetësuar se pushteti i gjatë i Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama ka krijuar tiparet e një regjimi klientelist, që gjithnjë e më pak ka të bëjë me vlerat themelore të demokracisë, me parimet e sundimit të ligjit, ndarjes demokratike të pushteteve, zgjedhjeve të lira dhe konkurencës së lirë, decentralizimit, transparencës, llogaridhënies…
Ne mendojmë se zhvillimet kritike dhe dramatike brenda Partisë Demokratike, sidomos këto dy vitet e fundit, që kur SHBA shpallën non-grata ish Presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha dhe ai ndërmori pas kësaj përshirjen e Partisë Demokratike në çeshtjen e tij, kanë krijuar një mjegullnajë të pazakontë në politikën dhe shoqërinë shqiptare, duke nxitur një retorikë antiamerikane dhe anti-perëndimore të panjohur gjatë këtyre viteve të demokracisë, majtas dhe djathtas, të trashëguar nga regjimi i Enver Hoxhës dhe rishtare”, tha Zogaj.
Ai kërkoi që, “Partia Demokratike dhe të gjitha strukturat e saj, nga lidershipi deri në bazë, të ndjekin me vendosmëri përcaktimet statuore dhe misionin historik të krijimit të PD-së si parti euro-atlantike”
“Ne bëjmë thirrje që publiku shqiptar, zgjedhësit në përgjithësi, elektorati gri dhe e djathta euroatlantike, pra jo thjesht anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike, t’i përgjigjen me mbështetje veprimit dhe alternativës së PD për të mbrojtur demokracinë dhe parimet e shoqërisë së lirë, kundrejt çdo përpjekjeje për keq-orientim të shoqërisë shqiptare apo të së djathtës shqiptare për nga Lindja…”, vijoi Zogaj
Ai kërkoi që pas zgjedhjeve të 14 majit ekipi drejtues i Partisë Demokratike të nisë menjëherë riorganizimin, reformimin dhe rivitalizimin e PD-së. Madje Zogaj, pa (përmendur përgjegjësitë nëse PD humbet rëndë) u zotua se, Këshilli që ai drejton do të ndikojë që procesi pas 15 majit të shkojë drejt ndërtimit të një partie të madhe, alternativë demokratike e pushtetit.
Keshilli Euroatlantik (Kryetar Prec Zogaj)
1. Edmond Trako
2. Eduard Prodani
3. Fatos Hoxha
4. Gjergji Hani –
5. Marcel Hila
6. Neli Demi
7. Nevila Nika
8. Omer Stringa
9. Preç Zogaj
10. Rushdi Keci
11. Vasil Gjika
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje