Ndërkohë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po presin me ankth verdiktin për hapjen ose jo të negociatave në anëtarësimit, dhjetëra përfaqësues të Shkupit, Beogradit, Podgoricës, Prishtinës dhe Sarajevës u mblodhën sot në Tiranë për të diskutuar perspektivën europianë të rajonit.
Takimi u kryesua nga Zëvendësministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Sokol Deja dhe Verena Taylor, Drejtore e Zyrës së Përgjithshme të Programeve të Këshillit të Europës. Ekspertët dhe përfaqësuesit e vendeve fqinje u mblodhën në Tiranë për të shënuar përfundimin e një programi të ndërmarrë nga KiE-ja për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
E pyetur nga Gazeta Si për perspektivën europianë në Shqipërisë, Taylo deklaroi se: “Jemi shumë të lumtur me arritjet dhe përparimin e Shqipërisë. Reforma në Drejtësi është duke shkuar mirë dhe shpresojmë që shpejti do të mund të shohim rritjen e kapacitetit të Gjykatave në mënyrën e trajtimit të çështjeve dhe natyrisht sigurimin e paanësisë së gjyqtarëve dhe magjistratëve.”

Zëvendësministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Sokol Deja dhe Verena Taylor, Drejtore e Zyrës së Përgjithshme të Programeve të Këshillit të Europës.
Duke folur më pas në një deklaratë të përbashkët më përfaqësuesin e Ministrisë së Jashtme, Taylo deklaroi se programi i Bashkimit Europia ka ndihmuar të gjitha vendet kandidate në luftën kundër korrupsionit, realizimin e reformës në drejtësi dhe mbrojtjen e minoriteve.
“Misioni ynë në Shqipëri nuk është thjesht teknik pasi Shqipëria është edhe anëtare e Këshillit të Europës dhe bashkëpunimi ynë ka qenë i palimituar. Ne bashkëpunojmë me Shqipërinë në shtatë fusha, në buxhet të përgjithshëm prej 5 milionë eurosh”, deklaroi ajo duke iu referuar në veçanti reformës në drejtësi. “Askujt nuk i pëlqen të shkojë në gjykatë, por nëse rasti e do që të shkojë atje, do t’i pëlqente të ishte në dorë të gjyqtarëve të pavarur”, deklaroi ajo.
Nga ana tjetër, zoti Dedja u shpreh i bindur për hapjen e negociatave të anëtarësimit në qershor, duke thekuar se atëherë reforma në drejtësi do të vëzhgohet shumë më nga afër nga institucionet e Bashkimit Europian.

“Sigurimi i drejtësisë, monitorimi i gjyqtarëve janë standarde që monitorohen ngushtë nga Bashkimi Europian, aktualisht me anë të raporteve vjetore të Bashkimit Europian, me vlerësimin e të cilave lidhen edhe mendimet me procesin e integrimit europian. Në të ardhmen, me hapjen e negociatave të anëtarësimit, do të monitorohen ngushtë në kuadër të kapitujve 23 dhe 24. Këto fusha janë të rëndësishme jo vetëm për të ardhmen e qytetarëve, por edhe kanë një rëndësi të madhe politike për të ardhmen e rajonit”, u shpreh ai.
Konferenca e fundit e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, “Struktura horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, bëri bashkë një sërë ekspertësh rajonal dhe europian të cilët diskutuan për reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
“Struktura horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” është një nismë trevjeçare e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për Europën Juglindore. Ai mbulon veprimet e Këshillit të Europës në Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën. Financimi i këtij programi arrin në 25 milionë euro.

Nëpërmjet këtij programi, BE-ja dhe BE-ja ndihmuan Tiranën, Shkupin, Podgoricën, Beogradin, Prishtinën dhe Sarajevën që të jenë në përputhje me standardet e unionit. Përfundimi i tij vjen vetëm disa muaj përpara vendimit të vendeve anëtare për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendim i cili me siguri ka qënë edhe kryefjala e takimeve të mbajtura prapa dyerve të mbyllura.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje