Politike

Këshilli i Sigurisë mblidhet të mërkurën, Basha pranon ftesën e Metës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pranon ftesën e bërë nga presidenti Ilir Meta për të qenë pjesë e mbledhes së Këshillit të Sigurisë për të diskutuar në lidhje me masat që po ndërmerren për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Pranimin e ftesës e bëri të ditur Partia Demokrtike me anë të një njofitmi për median.
“Duke iu pergjigjur interesit të shume gazetarëve ju bëjmë të ditur së Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Ilir Meta për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Zoti Basha thekson se tani është koha që gjithkush të jape kontributin e tij në shërbim të jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve në këto dite të vështira”, thuhet në regimin e PD-së.
Një ditë më parë presidenti Meta gjaë një interviste televizive deklaroi se brenda dy ditëve do të mblidhte Këshillin e Sigurisë për të diskutuar mbi situatën dhe masat që po merren për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Nga sa mësohet të mërkurën pritet të zhvillohet në presidencë mbledhja e Këshillit, strukturë, e cila përbëhet Presidenti, Kryeministri, Shefi i SHISH, Ministria e Mbrojtjes dhe anëtarët e tjerë të qeverisë do të ulen duke respektuar distancën një metër larg.

Ky do të jetë ballafaqimi i parë mes dy rivalëve politik për këtë vit, kreut të PS-së, Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, pas një situate të tensionuar që patënder para pandemisë. Gjithashtu kjo tryeze do të shërbejë edhe si një ulje e tensionit mes mazhorancës dhe presidencës. Meta mbajti një tubim më 2 mars në Tiranë,  që u mbështet nga opozita, kundër aktit që e cilësoi si grusht shtetit aktet e mazhorancës për marrjen e kompetencave për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë