Politike

Këshilli nuk del me raport të përbashkët, Bardhi: Mandatin e Xhaçkës e çojmë në Kushtetuese  

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin nuk doli me një raport të përbashkët për mandatin e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Por Gazment Bardhi paralajmëroi se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Unë e kolegia e mazhorancës nuk kemi rënë dakord për një raport të përbashkët se kolegët e mazhorancës kanë vendosur të marrin në mbrojtje ministren e kolegen e tyre Olta Xhacka.

Qëndrimi i opozitës ka qenë që këtë çështje duhet ta shqyrtojë në themel Gjykata Kushtetuese.

Ne nuk vendosim nëse një deputet ka ushtruar ose jo mandatin në kundërshtim me Kushtetutën. Ajo që ne e Kuvendi vendos është për t’ja përcjellë për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese

Siguroj koleget se çështja do dërgohet për zgjidhje të konfliktit të kompetencave në Gjykatën Kushtetuese e ne do mblidhemi përsëri këtu pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese që do ju detyrojë ta dërgoni  këtë çështje në Kushtetuese.

Keni në dorë me forcën e kartonit për ta vonuar këtë cështje por s’do e pengoni kurrë zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për një deputete të grupit tuaj…”, tha Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë