Politike

Këshillimi Kombëtar/ Rama kërkon mendim nga populli për dënimin e atyre që përsërisin krimet

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në faqen e tij zyrtare në Facebook pyetjen e dytë të pyetësorit që është quajtur “Këshillimi kombëtar”.

Kreu i qeverisë shqiptare kërkon mendimin e lirë të njerëzve në lidhje me çështjen e ashpërsimit të mundshëm të dënimit për ata persona, të cilët përsërisin krimet.

Pyetja 2 e pyetesorit te Keshillimit Kombetar. Gazeta Si, 20 janar 2022

Në postimin e tij Rama shkruan: “Një proces i hapur për çdo shqiptar e shqiptare, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, që mund të japë opinionet e veta përmes pyetësorit të kësaj ure të re komunikimi mes qeverisë dhe popullit shqiptar”.

Më tej ai shtron edhe pyetjen e çështjes në fjalë, së cilës njerëzit mund t’i përgjigjen me anë të njërit nga tre opsionet e mundshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë