Një ditë pas fitores ndaj Borusia Dortmund në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve, që u hap pikërisht me golin e tij, Mançester Siti ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me Kevin De Bryjne.
Mesfushori ka firmosur një kontratë që e mban të lidhur me “qytetarët” edhe për dy sezone të tjera, pra deri në vitin 2025. “Nuk mund të isha më i lumtur sesa jam tani”, – ka komentuar futbollisti belg pas hedhjes së firmës në kontratën e re. Guardiola “blindon” kështu një nga elementët më të mirë të skuadrës së tij.
The story continues! 💙 #KDB2025 pic.twitter.com/MgShNY30Hh
— Kevin De Bruyne (@DeBruyneKev) April 7, 2021
Kevin De Bryjne është një nga mesfushorët më të mirë në botë aktualisht, mjaft efikas në lojën me topin, i shpejtë dhe golashënues. Më parë futbollisti belg ka veshur edhe fanellat e Çelsit dhe Volfsburgut. Çdo klub që e ka pasur në planet e veta, tashmë duhet të shohë alternativa të tjera, pasi ai ka vendosur të qëndrojë te Siti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje