Gazeta Si – Era e luftës ka ndryshuar. Kievi vazhdon të ruajë iniciativën, tani për tani zgjedh lëvizjet dhe detyron kundërshtarin të “ndjekë”.
Deri në atë pikë sa presidenti Volodymyr Zelensky shkoi aq larg sa deklaroi se forcat e armatosura të Ukrainës, që nga 1 shtatori, kanë çliruar 1000 kilometra katrorë territor.
Është një situatë e favorshme që do të duhet të konsolidohet me përforcime dhe furnizime.
Autoritetet lokale të Ukrainës njoftojnë çlirimin e Kupianskut, në rajonin lindor të Kharkiv.
Lajmi u njoftua në Telegram, nga Nataliia Popova, këshilltare e kreut të Këshillit Rajonal të Kharkiv.
“Kupiansk është ukrainas! Lavdi Forcave të Armatosura të Ukrainës!”, tha ajo në Telegram, cituar nga faqja “Ukrainska Pravda”.
Kupiansk konsiderohej një nga qendrat kryesore logjistike të ushtrisë pushtuese ruse.
Rusët konfirmojnë se po largohen edhe nga Izyum: burimet e ushtrisë dhe gazetarët e Moskës në terren e quajnë atë një “lëvizje taktike”.
Sipas ushtarëve të Kievit, të cilët në këto orë po e dokumentojnë kundërsulmin me video të shumta të transmetuara në rrjetet sociale, rusët po lënë pas automjete dhe municione. Qyteti mund t’u kthehet ukrainasve brenda disa orësh.
Ndërkohë, Rusia ka dërguar 1300 ushtarë çeçenë në rajonin Kherson të Ukrainës jugore, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, sipas “Kyiv Independent”.
Ushtarët, sqaron Shtabi i Përgjithshëm, u dërguan për të mbështetur trupat e Moskës në zonat e pushtuara të rajonit, në kuadër të kundërsulmimit ukrainas që po zhvillohet në jug të vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje