Bota

Kievi refuzon bisedimet me Moskën në Minsk, propozon tre qytete të tjera

Oferta ruse për nisjen e bisedime të armëpushimit me Ukrainën në kryeqytetin e Bjellorusisë është refuzuar nga Kievi. Refuzimi nuk ka ardhur se Ukraina është kundër këtyre bisedimeve, por për vendin e mbajtjes së tyre.

“Ne s’mund të bisedojmë në një vend që po na sulmon!”, ka qenë përgjigja e zyrës së Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy për Moskën.

Bjellorusia është përdorur nga rusët si rrugë kalimi për ofensivën në frontin verior të luftës, ndërsa ka raportime se në flamurin rus janë rreshtuar edhe trupa bjelloruse, që Presidenti Alexander Lukashenko e ka mohuar.

Por, Ukraina thotë se nga territori i Bjellorusisë po goditen me raketa dhe artileri drejt territorit të saj. Në vend të Minskut, Kievi ka propozuar tre qytete të tjera, Stambollin në Turqi, Bakun në Azerbajxhan dhe Varshavën në Poloni.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë