Futboll

Kilian Mbape në listën e Tokio 2020, PSG nuk është dakord me vendimin

Kilian Mbape, ylli i PSG-së, është përfshirë në listën prej 85 futbollistësh që janë grumbulluar paraprakisht për Olimpiadën e Tokios nga trajneri Silvain Ripoll. Ai do të drejtojë kombëtaren franceze në Japoni gjatë Lojërave Olimpike që nisin më 22 korrik.

Sipas “L’Equipe”, PSG-ja nuk e ka pritur mirë lajmin, duke ditur që sulmuesi i ri do të jetë i grumbulluar me Francën për Europianin dhe në rast se ajo do të shkojë deri në finale, Mbape do të ketë vetëm 11 ditë kohë për të rikuperuar energjitë para Olimpiadës së Tokios.

Sulmuesi francez, Kilian Mbape. Gazeta Si, 12 maj 2021

Trajneri i PSG-së, Mauricio Poketino, ka folur shumë ftohtë në lidhje me grumbullimin e Mbape nga kombëtarja olimpike. “Mbape është në listën paraprake dhe kjo do të thotë se mund të zgjidhet mes të grumbulluarve përfundimtarë. Ky është një argument, që duhet të diskutohet mes të gjitha palëve të përfshira, sepse ne po mendojmë për përfundimin e sezonit dhe për Europianin”, – ka thënë trajneri argjentinas.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë