“Hat-trick” kundër ish-skuadrës së tij për të festuar titullin kampion me PSG-në. Kilian Mbape po i magjeps gjithmonë e më shumë tifozët e skuadrës parisiene, por edhe të gjithë dashamirësit e futbollit, jo vetëm me 3 golat e shënuar javën e fundit. Legjenda Pele e ka cilësuar si lojtarin më të denjë për të qenë pasardhësi i tij, pasi në moshë shumë ta re francezi po bën gjëra të mrekullueshme.
Goli i parë i sulmuesit në ndeshjen me Monakonë ishte vërtet i rrallë. Mbape përshkroi një distancë prej 30 metrash me një shpejtësi të jashtëzakonshme, ai vrapoi me 38 kilometra në orë. Më mirë se shpejtësia mesatare e sprintierit Usain Bolt në 100 metrat e rekordit të Berlinit. Shpejtësia është “arma” më e fortë e sulmuesit që kërkohet me ngulm nga Real Madrid. Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, e ka piketuar që pas largimit të Kristiano Ronaldos dhe është gati të bëjë çmenduri financiare për Kilian Mbape.

Trajneri i PSG-së, gjermani Tuhel, ka garantuar se Kilian Mbape nuk do të lëvizë nga Parisi edhe sezonin e ardhshëm. Me treguesit e deritanishëm, 20-vjeçari duket se do të thyejë shumë rekorde në karrierën e tij. Në Botërorin e Rusisë, ishte pika më e fortë e Francës, tani i duhet të fitojë në nivel klubesh, jo vetëm kampionatin francez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje