Ne rrjet

Kim Jong Un në gjendje të rëndë shëndetësore

Inteligjenca amerikane ka marrë informacione të sigurta se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është në rrezik të madh për jetën pasi i është nënshtruar një operacioni të mëparshëm

Rrjeti televiziv amerikan “CNN” raporton nga ana tjetër se sipas burimeve, Shtëpia e Bardhë ka qenë duke monitoruar nga afër raportet mbi shëndetin e Kim prej ditësh.

Kohët e fundit lideri korean humbi si asnjëherë më parë festimin e ditëlindjes së gjyshit të tij në 15 prill, gjë që ngriti spekulime për mirëqenien e tij. Ai ishte parë katër ditë para kësaj date në një mbledhje qeverie.

Një zyrtar tjetër amerikan i tha CNN të hënën se Kim nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk dihet ende ashpërsia e sëmundjes.

“Daily NK”, një gazetë me qendër në Korenë e Jugut që përqendrohet tek Koreja e Veriut, raporton se Kim ka patur një ndërhyrje në zemër më 12 prill.

Ai ka shfaqur probleme me sistemin kardiovaskular për shkak të “pirjes së duhanit, mbipeshes dhe punës së tepërt” dhe sipas gazetës, është duke u trajtuar në një vilë në qarkun Hyangsan.

Pasi vlerësuan se gjendja e Kim ishte përmirësuar, shumica e ekipit mjekësor që po e trajtonte atë u kthyen në Phenian më 19 prill dhe vetëm një pjesë e tyre mbeti për të mbikëqyrur gjendjen e tij shëndetësore.

Një burim i tha CNN të hënën se drejtuesit më të lartë të vendit nuk ishin të vetëdijshëm për raportet në lidhje me gjendjen shëndetësore të Kim. Burimi pranoi se problemet e Kim-it lidhur me peshën dhe pirjen e duhanit janë të njohura.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë u janë drejtuar ekspertëve të Koresë së Veriut, veçanërisht ata që kanë studiuar regjimin e Kim, qe të flasin për planifikimin e emergjencave.

Sidoqoftë, situata mbetet e vështirë pasi mbledhja e inteligjencës brenda Koresë së Veriut është jashtëzakonisht e vështirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë