Ne rrjet

Kim me vajzën e tij në publik për herë të parë, gjatë lëshimit të ‘raketës përbindësh’

Rrezja e vlerësuar e veprimit të “Hwasong-17” në rast përdorimi në luftë është 15,000 kilometra: kjo do të thotë se diktatori i Koresë së Veriut, ka të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara brenda rrezes së kokave bërthamore

Gazeta Si – Raketat e lëshuara nga Kim Jong-un janë gjithnjë e më shumë një kërcënim për botën, por edhe një çështje familjare.

Propaganda e Koresë së Veriut tregoi ngritjen e një “Hwasong-17”, raketa më e fuqishme në arsenalin e Phenianit.

Dhe në reportazhin televiziv shfaqen fotot e kreut të regjimit me një vajzë të vogël në poligonin e lëshimit para nisjes.

Këto janë imazhe shqetësuese, sepse Kim e merr vajzën e vogël për dore për të admiruar një pajisje të shkatërrimit në masë, e krijuar për të shpërndarë koka të shumta bërthamore në qytetet në mbarë botën.

Në portofolin që feston arritjen ushtarake, paraqitet edhe gruaja e Marshalit, Ri sol-ju, e cila gëzohet duke duartrokitur dhe duke ngritur duart drejt qiellit në ngritje të raketës.

Kim dhe zonja e tij janë me xhaketa jeshile, vogëlushja ka një xhup të bardhë, flokë të gjatë në bisht, pantallona të zeza me këpucë të sheshta. Fytyra është e shëndoshë. Ashtu si e babait të saj, Kim.

Është hera e parë që kreu i regjimit të Koresë së Veriut prezanton publikisht vajzën e tij, ekzistenca e së cilës nuk u konfirmua asnjëherë zyrtarisht.

Edhe përbërja e familjes Kim, si pothuajse të gjitha ngjarjet në Korenë e Veriut, janë duke u analizuar nga inteligjenca botërore.

Kim Jong-un besohet të ketë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, të lindur në 2010, 2013 dhe 2017.

Në vitin 2013, ish-kampioni amerikan i basketbollit Dennis Rodman, një mik ekstravagant i diktatorit, i pritur shpesh në Phenian, tha se mbante në krahë Ju Ae-n shumë të vogël.

Ajo mund të jetë vajza e vogël e ekspozuar tani në rrezen e raketave: në fakt, ajo është midis 10 dhe 12 vjeçe.

Disa ekspertë besojnë se një tjetër nga vajzat e Kim u shfaq gjatë festimeve të një feste kombëtare në shtator. Nuk është parë kurrë djali, i cili duhet të jetë më i vogli i lindur nga bashkimi mes Kim dhe Ri Sol-ju.

Studiuesit koreanë të biznesit, marrin guximin të parashikojnë se vajza e vogël u dërgua në lëshimin e “raketës përbindësh” për të sinjalizuar se “Dinastia Kim” tashmë ka linjën e trashëgimisë gati për t’ia kaluar brezit të katërt të familjes.

Por meqenëse Kim Jong-un është ende i ri (supozohet se mosha është 38 vjeç), është e kotë të nxitohet me spekulime.

Ajo që mund të thuhet është se “prania e tij është domethënëse për besimin e madh të Kim në suksesin e lëshimit të kësaj rakete ndërkontinentale”, shpjegon Michael Madden, një studiues në Qendrën “Stimson”.

“Hwasong-17”, i cili në të kaluarën kishte probleme pas ngritjes, është bërë aq “i besueshëm” sa Kim guxon ta shoqërojë bashkë me gruan dhe vajzën, ndërsa ngrihet në një det shkëndijash drejt objektivit.

Në fotot e regjisë së propagandës koreano-veriore, shihet vajza e vogël duke i kërkuar diçka diktatorit, në sfond raketa e madhe e montuar në një kamion ushtarak (automjeti i transportit të ngritjes dhe lëshimit).

Është një super-kamion me 11 boshte, për të mbajtur peshën e bombës, i vlerësuar 26 metra gjatësi, 2.5 metra në diametër dhe një peshë e vlerësuar 110 tonë, plus 100 të tjera me shtytësin e lëngshëm që ka.

Një bombë e shkëlqyer me sahat që udhëton në ajër dhe gati për t’u lëshuar, një “raketë përbindësh” në përkufizimin e disa analistëve.

Rrezja e vlerësuar e veprimit të “Hwasong-17” në rast përdorimi në luftë, është 15.000 kilometra: kjo do të thotë se Kim ka të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara brenda rrezes së kokave bërthamore.

Kështu, diktatori donte t’i tregonte vajzës dhe gruas se sa i fuqishëm është arsenali i tij.

Dhe ndoshta ai donte t’i sinjalizonte botës se raketat janë kaq normale për koreano-veriorët, saqë familjet shkojnë për t’i admiruar ato në kohën e tyre të lirë.

Gjithsesi, këto janë mesazhe subkoshiencë. Televizioni shtetëror njoftoi se lëshimi i “Hwasong-17”, i cili u zbulua, por i paidentifikuar të premten nga mbrojtjet e Japonisë dhe Koresë së Jugut, ishte një “sukses i plotë”.

Kim tha se kjo raketë paralajmëron Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për rrezikun e “vetëshkatërrimit” në rast të një sfide me Korenë e Veriut.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë