Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim vlerëson punën e SPAK si shenjë e qartë se është duke ecur në rrugën e duhur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Akuzat dhe hetimet e qëndrueshme të SPAK janë inkurajuese dhe një shenjë e qartë që SPAK po ecën në rrugën e duhur, hap pas hapi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thotë ambasadorja.
Kim kërkon që SPAK të qëndrojë në këtë drejtim.
“Ruani këtë kurs! Qëndroni të fortë! Vazhdoni të bëni detyrën tuaj të rëndësishme. Shtetet e Bashkuara janë pranë popullit shqiptar në mbështetjen e reformës në drejtësi”, shkroi Kim në Twitter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje