Gazeta Si – Në paradat ushtarake, Kim Jong-un gëzohet kur parakalojnë bombat “king size”, si p.sh. famëkeqja Hwasong-17 e quajtur nga analistët një “raketë përbindësh” për shkak të madhësisë së saj.
Por strategjia e luftës e marshallit koreano-verior luan edhe me koka të vogla bërthamore, të cilat kanë “përparësinë” e montimit të raketave me rreze të shkurtër veprimi që do të lëshohen përtej paraleles së 38-të, në territorin e Koresë së Jugut.
Propaganda e Phenianit raporton sot inspektimin e fundit të kryer nga Kim, në një fabrikë municionesh raketash.
Kreu i regjimit shfaqet përballë një koke të re të quajtur “Hwasan-31”, e cila sipas narrativës së Koresë së Veriut, është një pajisje bërthamore për raketa të vogla dhe me rreze të shkurtër veprimi, që do të përdoret kundër forcave amerikane dhe koreano-jugore në fushën e betejës.
Gjatë vizitës, Kim urdhëroi industrinë e Koresë së Veriut të rrisë prodhimin. Në fotot e publikuara mëngjesin e kësaj të marte, tashmë mund të shihen dhjetë koka luftarake “Hwasan-31” të nxjerra nga fabrikat në veri.
Veriu gjithnjë ka pretenduar se zotëron armë taktike bërthamore, të cilat mund të godasin shënjestra në Korenë e Jugut.
Por fotot e publikuara në gazetën shtetërore të martën, për herë të parë, janë prova e parë që ka paraqitur shteti diktatorial.
Megjithatë, është e pamundur që të verifikohet autenticiteti i tyre. Derisa Koreja e Veriut të testojnë një nga këto raketa, pjesa tjetër e botës duhet të mbështetet vetëm te fjala e tyre.
Pheniani ka kaluar dy javët e fundit duke gjuajtur një breshëri armësh, teksa në Seul po simulohen sulme bërthamore.
Koreja e Veriut thotë se kjo është një përgjigje ndaj SHBA-së dhe Koresë së Jugut për mbajtjen e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake disa qindra km larg kufirit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje