Politike

Kim takon kreun e Policisë: Policia t’u qëndrojë larg ndikimeve të jashtme

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim u takua këtë të enjte me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Kryediplomatja amerikane u shpreh se në këtë takim diskutoi me Nanon rëndësinë që organet ligjzbatuese dhe Policia e Shtetit të qëndrojnë larg ndikimeve të jashtme.

“Diskutuam mbi rëndësinë që ka që policia të rrisë besimin e publikut në radhët e saj. Diskutuam që organet ligjzbatuese të mbeten larg ndikimit të jashtëm”, tha Kim.

Ambasadorja përsëriti premtimet se SHBA do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë Policisë së Shtetit përmes ndihmës në trajnime e logjistikë.

“Bashkëpunimi i fortë mes SHBA dhe Shqipërisë për zbatimin e ligjit mbetet i fortë. Do të ofrojmë sa më shumë mbështetje për Policinë e Shtetit”, tha ajo.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano falenderoi SHBA për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë kësaj strukture dhe tha se do të punojë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë