Rreth 500 mijë vaksina anti-vocid kanë mbërritur sot në Maqedoninë e Veriut. Dërgesa më e madhe e vaksinave deri më tani, gjithsej gjysmë milioni nga prodhuesi kinez “Sinovac”, arriti në aeroportin e Shkupit me dy aeroplanë, ndërsa u prit nga një zyrtare e lartë në Ministrinë maqedonase të Shëndetësisë, Ivanka Stojanovski dhe Ambasadori Kinez në vend, Zhang Zhuo.
“Me procesin e deritanishëm të imunizimit dhe vaksinimin e një numri të madh të qytetarëve, tregojmë rezultate të shkëlqyera në zvogëlimin e numrit të të infektuarve me Covid 19 dhe qytetarëve të shtruar në spital, gjë që dëshmohet nga fakti se të gjitha spitalet në të gjithë vendin janë bosh dhe ka një numër të vogël të pacientëve të shtruar në spital dhe klinika infektive”, deklaroi Stojanovski.
Ambasadori kinez Zhang Zhuo theksoi që vaksina Sinovac është miratuar nga OBSH-ja dhe se me të në Kinë deri më tani janë vaksinuar mbi 1,1 miliardë persona nga mosha 3 deri 100 vjeçe.
“Kina tregoi përgjegjësinë e saj si vend i madh dhe promovoi bashkëpunimin ndërkombëtarë në luftën kundër pandemisë dhe shpërndarjen e rregullt të vaksinave. Për momentin, pandemia ende po përhapet në mbarë botën kurse virusi pëson mutacion. Ndjekja e prejardhjes së epidemisë nuk duhet të politizohet”, tha ambasadori.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje