Gazeta Si – Pas protestave në rrugë që shpërthyen ditët e fundit kundër masave “dragoniane” të vendosura nga politika “Zero Covid”, Kina njofton ndryshime të rëndësishme që shënojnë një lehtësim të kufizimeve dhe një rishikim evident të politikave të miratuara në 3 vitet e fundit.
Ndër dhjetë masat e reja të shpallura nga Këshilli i Shtetit, më e rëndësishmja, është se tashmë të infektuarit me simptoma të lehta ose asimptomatike, do të lejohen të karantinohen në shtëpi.
Prandaj, ata nuk do të detyrohen më të lëvizin në qendrat e karantinës, ku masat e politikës “Zero Covid” kërkonin transferimin e pozitivëve dhe kontakteve të tyre.
Tani, megjithatë, pozitivët do të duhet të qëndrojnë në izolim në shtëpi për shtatë ditë, dhe kontaktet e tyre për pesë ditë.
Gjithashtu, do të hiqet sistemi i kodit QR shëndetësor, aplikacioni i instaluar në telefona për të kontrolluar gjendjen shëndetësore të çdo qytetari që me një sistem ngjyrash, të kuqe, portokalli dhe jeshile vendos nëse mund të dilni nga shtëpia, të përdorni transportin publik. ose hyni në vende publike.
Tani kontrollet do të kufizohen në aksesin në spitale, shtëpi pushimi dhe shkolla.
Tërheqja nga politikat e ashpra anti-Covid tregojnë se Kina më në fund po largohet nga politika e saj zero-Covid dhe po kërkon të “jetojë me virusin” si pjesa tjetër e botës.
Kjo vjen pasi Kina po përballet me valën më të madhe të infeksioneve, mbi 30,000 çdo ditë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje