Bota

Kina, manovra ushtarake pranë Tajvanit pas deklaratave të Bidenit

Gazeta Si – Kina ka organizuar orët e fundit patrulla “të gatshme për luftim” dhe “stërvitje të vërteta luftarake” në det dhe hapësirën ajrore rreth Tajvanit.

Kjo lëvizje vjen si një përgjigje ndaj deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden, që Pekini e akuzon për “aktivitete të fshehta të fundit midis Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit”.

Zëdhënësi i Komandës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, Shi Yi, në një deklaratë kritikoi fjalët e presidentit Joe Biden për ndërhyrjen e SHBA-së për të mbrojtur ishullin në rast të një sulmi kinez.

Ai tha se “është hipokrite dhe e kotë që SHBA-të thonë një gjë dhe bëjnë një tjetër për Tajvanin dhe shpesh inkurajojnë forcat lokale për pavarësinë e Tajvanit.

Komanda Lindore donte të dërgonte “një paralajmërim të ashpër mbi aktivitetet e fundit të fshehta të separatistëve të Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara”, shtoi zëdhënësi.

Sipas tij, ushtarët “janë të vendosur dhe të aftë të kundërshtojnë çdo ndërhyrje të jashtme dhe përpjekje nga forcat separatiste të pavarësisë së Tajvanit”.

Objektivi parësor është “të ruajmë me vendosmëri sovranitetin dhe sigurinë kombëtare, si dhe paqen dhe stabilitetin rajonal”, përfundoi Shi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë