Bota

Kina përfshihet nga një seri tërmetesh, dhjetëra viktima dhe të plagosur

Të paktën 3 persona humbën jetën dhe 27 të tjerë u plagosën nga një seri tërmetesh që goditën Qarkun Autonom të Yangbi Yi, Prefektura Autonome e Dali Bai, pjesë e provincës kineze të Yunnan-it.

Sipas autoriteteve lokale, goditja kryesore me madhësi 7.4, e regjistruar brenda natës, u ndie në të 12 qarqet dhe qytetet e prefekturës, me Yangbi që u godit më rëndë, tha Yang Guozong, kreu i Partisë Komuniste të prefekturës.

Dy vdekje, njoftoi agjencia Xinhua, u raportuan në qarkun Yangbi dhe një në qarkun Yongping. Ndërkohë që autoritetet raportojnë se dyshimet janë për dhjetëra viktima të tjera.

Nga ana tjetër, tre persona janë plagosur rëndë dhe 24 të tjerë janë plagosur lehtë, në buletinin mjekësor të publikuar këtë mëngjes.

Rreth 72,317 banorë dhe 20,192 familje u prekën nga tërmetet: sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës, katër tërmete me madhësi më të madhe se 5 ballë prekën Yangbi natën e kaluar.

I gjithë rajoni regjistroi gjithsej 166 tronditje pas orës 2 të mëngjesit. Lëkundjet ishin shumë të forta, aq sa njerëzit dolën të frikësuar në rrugë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë