Bota

Kina provokon Tajvanin, dërgon avionë me bomba bërthamore

Kina ka provokuar sot Tajvanin, duke dërguar disa avionë me bomba bërthamore në hapësirën e tij ajrore.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes se Tajvanit,  e cila tha se Kina ka bërë shkelje të zonës së mbrojtjes ajrore duke dërguar 19 aeroplanë kinezë.

Incidenti ka ndodhur më 5 shtator. Kjo nuk është hera e parë që Kina shkel zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit. Ka një vit që rajoni ka ngritur shqetësime për aktivitetet ushtarake kineze në afërsi të ishullit. Tajvani është një rajon demokratik dhe thotë se është i pavarur, por Kina e sheh si një provincë të shkëputur.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se misioni i së dielës nga forcat ajrore kineze përfshiu katër bombardues H-6, të cilët mund të mbajnë armë bërthamore, si dhe një aeroplan anti-nëndetëse.

Kina ende nuk ka komentuar incidentin.

Pekini shpesh ndërmerr misione të tilla për të shprehur pakënaqësinë ndaj komenteve të bëra nga Tajvani. Në qershor, ajo dërgoi 28 avionë ushtarakë ndërsa më 24 janar, 15 avionë hynë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

Një incident i ngjashëm u shënuan edhe më 12 prill. Nuk është e qartë se çfarë e nxiti Kinën të ndërmarrë veprimin e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë