Kina ka denoncuar përpjekjet e SHBA për të hetuar më tej nëse Covid-19 erdhi nga një laborator kinez.
Presidenti i SHBA Joe Biden u bëri thirrje zyrtarëve të inteligjencës të “dyfishojnë” punën e tyre për të zbuluar se si virusi u transmetua për herë të parë tek njerëzit.
Ndërkohë, Ministria e jashtme e Kinës akuzoi SHBA për “manipulim politik dhe ndryshim faji”, raporton BBC.
Ajo hodhi poshtë çdo lidhje midis Covid-19 dhe një laboratori kërkimor i viruseve në qytetin kinez të Wuhan.
Covid-19 u zbulua për herë të parë në Wuhan në fund të vitit 2019. Që nga ajo kohë, më shumë se 168 milion raste janë konfirmuar në të gjithë botën dhe raportohen zyrtarisht rreth 3.5 milion vdekje.
Autoritetet lidhën rastet e hershme Covid me një treg të prodhimeve të detit në Wuhan, duke çuar shkencëtarët në teorinë se virusi u kishte kaluar njerëzve për herë të parë nga kafshët
Përmes një deklarate të mërkurën, Presidenti Biden tha se ai kishte kërkuar një raport mbi origjinën e Covid-19 pas marrjes së detyrës, “përfshirë edhe variantin nëse ai doli nga kontakti njerëzor me një kafshë të infektuar apo nga një aksident laboratorik”.
Me marrjen e detyrës këtë muaj, Biden kërkoi “ndjekje shtesë” të çështjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje