Bota

Kina vendos ushtrinë në gatishmëri, Xi Jinping: Të përgatitemi për luftë

I veshur me rroba ushtarake, Presidenti kinez, Xi Jinping porositi ushtrinë që të mbajë gjendjen më të lartë të gatishmërisë dhe të përgatiten mendërisht dhe fizikisht për luftë.

Xi Jinping foli para trupave të marinës të vendosura në Chaozhou në provincën jugore të Guangdongut. Ai u kërkoi vazhdimisht trupave që të jenë “besnike” ndaj atdheut, pa u zgjatur më shumë në këtë pjesë.

Presidenti kinez nuk e tha se kundër kujt do të luftojë, por kohët e fundit Pekini ka marrëdhënie të acaruara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në lidhje me Covid-19 dhe është gjendje alarmi me Indinë pas përplasjeve për territore të kontestuara në kufirin mes dy vendeve.

Pekini ka akuzuar Uashingtonin se po nxit tensione në rajon, pasi lëvizjes në ujërat e kontestuara në Detin e Kinës Jugore të luftëanijes amerikane, USS John S. Mçain. Kina kontrollon pjesën më të madhe të ujërave në këtë det, duke u përplasur me pesë vende të tjera të rajonit, në krah të të cilave është radhitur edhe SHBA.

SHBA nga ana tjetër akuzon Kinën për shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe pretendime të paqëna të ujërave territoriale në këtë rajon.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë