Interpol ka lëshuar një alarm global për të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit në të gjithë botën duke i paralajmëruar ata se rrjetet e krimit të organizuar mund të përpiqen të shesin vaksina false ndaj Covid-19 ose të vjedhin ato realet, raporton “The Guardian”.
Agjencia globale e koordinimit të policisë, me qendër në Francë, tha të mërkurën se kishte lëshuar një alarm portokalli për forcat e policisë në 194 vendet e saj anëtare duke i paralajmëruar ato të përgatiten për krimin e organizuar që po synon vaksinat si fizikisht ashtu edhe në internet.
Sipas agjencisë, pandemia ka shkaktuar “sjellje kriminale të paparë, oportuniste dhe grabitqare” dhe paralajmëroi për një valë të re të veprimtarisë kriminale “në lidhje me falsifikimin, vjedhjen dhe reklamimin e paligjshëm të vaksinave ndaj Covid-19”.
Agjencia bëri thirrje për koordinim të ngushtë midis rregullatorëve shëndetësorë dhe zbatimit të ligjit ndërsa vaksinat i afrohen aprovimit dhe shpërndarjes në mënyrë që të sigurojnë zinxhirin e sigurt të furnizimit dhe të identifikojnë faqet e internetit të paligjshme që shesin vaksina false.
Ndërsa qeveritë përgatiten të hapin programe masive të vaksinimit, bandat kriminale “po planifikojnë të infiltrojnë ose të prishin zinxhirët e furnizimit dhe gjithashtu të shkojnë tek publiku jo vetëm përmes faqeve të internetit të rreme por edhe shërbimeve të tilla duke paraqitur kështu një rrezik potencial për shëndetin e tyre, madje edhe për jetën”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jürgen Stock.
Agjencia njoftoi se bandat kriminale kishin të ngjarë të fillonin prodhimin paralel dhe shpërndarjen e kompleteve të testimit të “paautorizuar dhe të falsifikuar” pasi të rifillojnë udhëtimet ndërkombëtare dhe linjat ajrore.
Interpol paralajmëroi gjithashtu publikun që të ketë kujdes të veçantë kur lundron në internet për të kërkuar pajisje mjekësore ose ilaçe.
Interpol nënvizon se njerëzit po përballen me rrezikun e jo vetëm produkteve potencialisht të rrezikshme për jetën, por edhe nga kërcënimet kibernetike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje