Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur caktimin dhe publikimin e numrit maksimal të kandidatëve magjistratë, profili gjyqtar, prej 25 (njëzet e pesë) kandidatësh që do të pranohen në programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.
Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi caktimin e 25 (njëzet e pesë) kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.
Përveç përcaktimit të numrit maksimal të këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë dhe në funksion të transparencës së këtij procesi, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje