Ka ndodhur

Klos, motër e vëlla rrahin familjarët për motive pronësie

Një tjetër ngjarje është shënuar këtë të hënë në Klos. Pas krimit në familje, ky dyshohet se ishte gruaja me vajzën që vranë kryefamiljarin, këtë herë një tjetër ngjarje është regjistruar në fshatin Bërshi për motive pronësie.

Policia thotë se motër dhe vëlla N. D., 45 vjeç dhe S. S., 49 vjeçe janë konfliktuar për motive pronësie dhe më pas kanë goditur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tyre H.D, dhe Xh.D, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprën penale “Dhunë në familje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë