Rend dhe Ligj

KLP cakton drejtuesit e përkohshëm të prokurorive në rrethe

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot mbledhjen plenare në platformën online, në praninë e nëntë anëtarëve dhe agjendën e dakordësuar unanimisht.

KLP miratoi po ashtu raportin vjetor mbi veprimtarinë e Këshillit për periudhën janar 2019-dhjetor 2019 si dhe ka miratuar komanduesit e përkohshëm të prokurorive në rrethe.

KLP miratoi projektvendimin “Për caktimin e përkohshëm të Albert Murçaj në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Prokurorja Afërdita Ndoi u caktua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Prokurori Lazër Çardaku në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Ndërsa, prokurori Lorenc Mërkuri u caktua në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Erion Çela në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së së Shkallës së Parë Vlorë.

Po ashtu, u caktua prokurori Ludovik Doda në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës. Asllan Bajramaj në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.

Brahim Dragjoshi në funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Caktimet janë të përkohshme për një afat 3 mujor nga data 27 Prill 2020-26 Korrik 2020.

KLP ka miratuar gjithashtu 4 projekt-akte të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorët Arben Smaçi, Afërdita Ndoi, Kolë Hysenaj dhe Avni Kraja. Raportet kalojnë menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë