Pas diskutimit në mbledhjen e së premtes në Këshillin e Lartë të Prokurorisë lidhur me kërkesën e opozitës për shkarkimin e Arta Markut, ditën e sotme kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, u ka dërguar një letër krerëve të grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së, ku shpjegon arsyen përse nuk është në kompetencë shqyrtimi i kërkesës së tyre për shkarkimin e Arta Markut nga posti i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.
“E drejta për nisjen e procedimit disiplinor ndaj Prokurorit të Përgjithshëm i takon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe se deri në përfundim të mandatit të Kolegjit të Apelimit procedimet disiplinore kundër Prokurorit të Përgjithshëm shqyrtohen nga Kolegji i Apelimit dhe jo KLP”, thuhet në letrën e Ibrahimit.


Pas letrës së kreu i KLP u dërgoi krerëve të grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së tyre për shkarkimin e Arta Markut nga posti i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme vjen edhe një reagim nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Vasili shprehet se KLP u vu qartë në dispozicion të pandëshkueshmërisë duke larë duart si Ponc Pilati në rastin e Arta Markut.
“KLP u vu qartë në dispozicion të pandëshkueshmërisë duke larë duart si Ponc Pilati në rastin e Arta Markut.
Kushdo që ka pasur ndonjë iluzion për reformën në drejtësi është ky momenti që ta shuaje përfundimisht.
KLP, që tregoi zell të madhe të emëronte prokurorë gjithfarësh si dhe të merrte vendim për rikthim në detyrë të prokurorëve pas vendimeve të gjykatave, ju fik krejt zelli kur duhej të mbante qëndrim për shkeljet e Arta Markut”, shkruan Vasili në “Facebook”.
Në mbledhjen e 22 shkurtit, KLP e konsideroi jo në kompetencën e saj përgjigjen për shkresën për shkarkimin e prokurorit të Përgjithshëm. Sipas anëtarëve të Këshillit, shkresa ka natyrë administrative, jashtë kompetencave të KLP-së.
Kryetarët e dy grupeve parlamentare, Petrit Vasili nga LSI dhe Edmond Spaho nga PD, dorëzuan në datën 29 janar padinë ndaj Markut.
Sipas padisë, “Arta Marku është e ngarkuar me detyrë nga ligji që të verifikojë integritetin e figurës për të gjithë ata që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por në rastin e Bujar Sheshit nuk e ka përmbushur këtë detyrim ligjor”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje