Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori 5 ish-regjistrues të Hipotekës së Kavajës. Sipas KLSH, të kallëzuarit janë S.C., me detyrë ish-regjistrues, F.M., me detyrë ish-regjistruese, A.Q., me detyrë ish-regjistrues, F.Gj., me detyrë ish-regjistrues, A.M., me detyrë ish-regjistrues, D. K, me detyrë ish-specialist hartograf, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të Detyrës”.
“Kanë kryer regjistrime të pasurive me AMTP pa dokumentacionin e duhur ligjor në sipërfaqe 162851 m2, me dokumente të parregullta duke kthyer nga tokë pyll e tokë pa fryt në tokë arë dhe janë kryer tjetërsime të pasurive duke shkaktuar një dëm ekonomik të dukshëm në vlerën 14,490,960 lekë, kanë regjistruar objekte me leje legalizimi pa respektuar distancat nga kanalit kryesor kullues, nga shtrati i detit dhe nga bregu i përroit të Leshnicës, regjistruar vendime të Komisionit të Kthimit të Kompesimit të Pronave në pasuri të cilat shërbejnë për interesa publike, kanë ndryshuar zërin kadastral nga pyll në truall për regjistrimin e lejeve të ndërtimit dhe lejeve të legalizimit pa miratimin e organeve kompetente, duke degraduar brezin mbrojtës pyjor, sipërfaqen e gjelbër me pisha në dëm të zonës turistike bregdetare, ku statusi juridik i tokës ka qenë pyll”, në njoftimin e KLSH-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje