Politike

Koalicioni ‘BF’, numërues vetëm në gjysmën e Shqipërisë, PL i drejtohet Kolegjit

Koalicioni i opozitës “Bashkë Fitojmë” nuk ka numërues votash në gjysmën e KZAZ-ve të vendit. PL dhe PDIU ndajnë anëtarin e katërt të numërimit të votave. Pasi KAS rrëzoi kërkesën, Partia e Lirisë i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor për t’i marrë PDIU-së numëruesin në gjysmën tjetër të Shqipërisë

PL kërkon rrëzimin e vendimit të KAS, në mënyrë që anëtari i katërt i grupit të numërimit të votave të jetë vetëm i partisë së tyre.

Të hënën, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit do të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese që do të marrë në shqyrtim kërkesën e Partisë së Lirisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë