Politike

Koçijançiç: Djegia e mandateve kundër aspiratave të anëtarësimit

Bashkimi Europian duket se ka dalë edhe njëherë kundër lëvizjeve të fundit të opozitës, duke kërkuar dialog të menjëhershëm mes dy palëve. Duke komentuar nga Bruskeli klimën e tensionuar politike në Shqipëri, zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç ka deklaruat se dorëzimin e mandatave dëmton funksionimin e demokracisë parlamentare, pasi parlamenti është vendi ku diskutohet dhe jo bojkotohet.

E pyetur mbi valën e protestave nëse komisioneri Hahn do të angazhohet për të negociuar mes qeverisë dhe opozitës si në rastin e Maqedonisë së Veriut, ajo deklaroi se: “Ajo që mund të them është se të nënvizoj atë që eurokomisioneri Han dhe zonja Mogherini kanë thënë tashmë. Kur bëhet fjalë tek protestat ata kanë riafirmuar edhe njëherë të drejtën e qytetarëve për të protestuar të lirë por kanë denoncuar çdo retorikë politike pwr dhune.”
Kocijancic thekson se lëvizjet e fundit të opozitës bien ndesh me të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Kur bëhet fjalë për dorëzimin e mandatave vendimi i opozitës dëmton funksionimin e demokracisë parlamentare, pasi parlamenti është vendi ku diskutohet dhe jo bojkotohet. Këto vendime janë jo produktive dhe shkojnë në kundër vendime që qytet kanë marrë me votë, dhe kundër aspiratës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë. Të gjithë anëtarët e parlamentit duhet të vijojnë të shërbejnë në parlament dhe të evitojnë aktet e dhunës në këtë drejtim qëndrimi i Brukselit është ai i deklaruar edhe më herët. Opozita dhe qeveria duhet të angazhohen në negociata për të mirën e vendit, kjo është një deklarata që është bërë një javë më parë dhe që vazhdon të mbetet në fuqi”, tha zëdhënësja.

E pyetur nëse po sakrifikohet reforma në drejtësi për të përmbushur kushtet për çeljen e negociatave, zyrtaria thotë se: “Është e rëndësishme që ka vëzhgues që po ndjekin reformën në drejtësi dhe ata po shohin çdo hap të vettingut për të garantuar proçesin. Nuk ka asnjë të dhënë që shpejtësia e vettingut po dëmton cilësinë e reformës në Drejtësi. Qëllimi është rikthimi i besimit të publikut tek drejtësia. Që prej nisjes së procesit, vettingu ka sjellë fakte konkrete në kuadër të procesit kontrollo dhe balanco dhe besoj që kjo tregon se procesi po shkon në drejtimin e duhur”.

Ajo ka komentuar edhe valën e protestave në Ballkanin Perëndimor, duke thënë se këto manifestime kanë karakteristika të ndryshme.

“Ka shpesh paragrafe ku ne jemi shumë kritikë dhe japim rekomandimet tona. Në këtë drejtim raportet janë shumë të qarta. Ndryshe nga ju, unë nuk do t’i krahasoja situatat dhe mendoj se procesi me Ballkanin Perëndimor është me karakteristika të ndryshme por unë nuk do t’i krahasoj situatat ashtu siç bën ti. Është shumë e qartë se angazhimi ynë mbetet i njëjtë. Nuk është vetëm raporti ynë por edhe raporti i vitit të kaluar, ku kemi bërë thirrje ndaj qeverive ku kërkohet të zbatohet sundimi i ligjit dhe ky është një mesazh që i kalohet të gjithë partnerëve tanë”, deklaroi Kocijancic.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë