Lefter Koka, deputeti i LSI-së, që nuk pranoi vendimin e kësaj partie për të bojkotuar Kuvendin, është më afër propozimit të Myslim Murrizit për disa ndryshime në Kushtetutë lidhur me zgjedhjet sesa marrëveshjes që dy partitë e mëdha (bashkw me LSI-nw) firmosën përmes Këshillit Politik.
Përmes një postimi në Facebook, Koka thotë se ai do ta abstenojë marrëveshjen në Kuvend.
“Marrëveshja e partive të mëdha ka zhgënjyer me të drejtë shumë qytetarë, që jo pa arsye prisnin diçka pozitive lidhur me zgjedhjet e ardhshme.
Për hir të vërtetës mē shumë ka zhgënjyer demokratët e thjeshtë, që pas 3 vitesh rrugëve me protesta prisnin largimin e Ramës, dhe jo një marrëveshje të Bashës me Ramën për të mos ndryshuar asgjë!
Po nga ana tjetër edhe elektorati gri është i zhgënjyer sepse panë se kjo marrëveshje nuk solli depolitizimin e komisioneve zgjedhore, siç me të drejtë ky elektorat priste, por veç riciklim të tensionit.
Personalisht as nuk do të merrja mundimin, të ngrija kartonin as për ta votuar e as për ta rrëzuar atë marrëveshje”, shkruan ai.
Nisma e re e deputetit Murrizi, atij i duket shumë më interesante, “se sa gjella bajate e gatuar me muaj të tërë nga kolegët Vasili, Bylykbashi, Gjiknuri”.
“Hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve me shumë parti, që si fëmijët e lagjes fshihen pas të madhit, shkojnë në drejtimin e duhur për reformimin e politikës”.
“Përshëndes deputetin Murrizi dhe kolegun Musai, bashkë me kolegët e tjerë për sfidën e hapur ndaj statukuosë që ka zhgënjyer thellë qytetarët shqiptarë.
Uroj vërtet, që të mos jetë si një flakë kashte dhe jam i gatshëm ta mbështes në rast se kjo nismë do të vijë në Kuvend.
Përndryshe për marrëveshjen për t’i lënë gjërat siç janë, garantoj qytetarët se nuk do të lodhem të ngre kartonin, as për pro e as për kundër”, shkruan Koka
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje