Politike

Koka firmos nismën e Murrizit: Uroj që PS ta mbështesë

Lefter Koka, deputet i Kuvendit, i larguar nga LSI, njoftoi të hënën se, ka firmosur nismën e opozitës parlamentare për ndryshime në Kushtetutë që synon lista të hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

“Sapo kam firmosur nismën e opozitës parlamentare për reformimin e sistemit zgjedhor, me hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore!

Është absolutisht shumë e qartë, jo vetëm për mua, por për çdo deputet që kanë mbështetjen dhe votën e popullit, se sot qytetarët shqiptarë qartazi kërkojnë në një shumicë partiake, të drejtën legjitime për të shprehur preferencën për deputetët që do i përfaqësojnë”, thotë ai.

Sipas tij, është koha që peshoren elektorale si për individët apo partitë, ta përcaktojë populli.

“…Uroj që edhe kolegët e maxhorancës të dalin hapur në mbështetje të kësaj reforme reale. Nuk dua të besoj, se do i shkojnë deri në fund logjikës së gjetjes së kartonave jeshilë për të votuar dhe hapur rrugën një marrëveshje që nuk sjell asgjë të re.

Sepse as kartonat nuk do t’i gjejnë dot pa u hapur për reformën e kërkuar prej nesh dhe as popullin nuk kanë për ta gjetur dot të gatshëm për të vazhduar të votojë qorrazi listat 100% të mbyllura dhe koalicione si kuti të skaduara sardelesh!”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë