Lajme

Kokainë nga Holanda në Itali, në pranga 9 shqiptarë

Shkatërrohet një grup kriminal i trafikut të kokainës në Milano, ku janë arrestuar dhe 9 shqiptarë. Ky grup merrej me trafik kokaine në Europën Veriore dhe kryesisht në pjesën e Italisë veriore.
Ata komunikonin me njëri-tjetrin në sajë të telefonave celularë me numra të koduar dhe importonin kokainë falë disa makinave, të cilat ishin të pajisura me lokalizues GPS.
Hetimi nisi në vitin 2015 i udhëhequr nga prokurori i Milanos, Luigi Luzi, duke sjellë edhe sekuestrimin e 40 kg kokaine të pastër, me një vlerë prej 4 milionë eurosh.
“Lënda ishte shpeshherë shumë e pastër, deri në 92%”, është shprehur prokurori italian. Kokaina e prodhuar në Amerikën Jugore, dërgohej drejt Amsterdamit dhe nga aty transportohej me kamion drejt Italisë.
Trafikantët ishin banues në Milano, Breshia, Bergamo dhe në periferi të këtyre tre qyteteve.
“Importimi nga Holanda ndiqte rrugë të ndryshme, shpërndarja vinte sipas modalitetit të rafinuar”, shpjegon shefi i antidrogës në Milano. 11 të arrestuarit ishin të ndara në dy grupe. Grupi i parë, aktiv në zonën Greco Turro të Milanos, e fshehte kokainën në pjesë të ndryshme të makinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë