Sport

KOKSH-i përfundon në KAS-in e Lozanës, FSHF denoncon zgjedhjen e Fidel Yllit

Më 17 prill u zhvilluan zgjedhjet për presidentin e ri të KOKSH-it, ku deputeti Fidel Ylli mori shumicën e votave, duke marrë drejtimin e shoqatës më të madhe sportive në vend. Para zgjedhjeve pati shumë polemika dhe debate, ndërsa disa federata, mes tyre edhe ajo e futbollit, mbetën jashtë votimit. Por kjo histori duket se nuk ka përfunduar.

FSHF e ka çuar në KAS-in e Lozanës këtë çështje, sipas të përditshmes “Panorama Sport”. Institucioni që drejton futbollin në vend i konsideron të pavlefshme dhe të paligjshme zgjedhjet në KOKSH, pasi janë të ndikuara politikisht dhe kanë edhe një sërë parregullsish të tjera. Kujtojmë që FSHF propozoi Artan Shytin si kandidat për president të KOKSH-it, por edhe ai nuk u pranua në garë nga komiteti organizator për mosplotësim të dokumentacionit.

Armand Duka, president i FSHF-së. Gazeta Si, 11 maj 2021

Tani i takon KAS-it si niveli më i lartë i drejtësisë sportive që të vendosë, nëse FSHF ka të drejtë në pretendimet e saj apo. Nëse çështjen e fiton FSHF, atëherë zgjedhjet zhvlerësohen dhe duhet të ribëhen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë