Politike

Kolegji Zgjedhor mblidhet për Kuçovën, Maliqi: Duhet rinumërim votash

Kolegji Zgjedhor ka nisur shqyrtimin e padisë së Lefter Maliqit dhe koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për zgjedhjet në Bashkinë Kuçovë.

Maliqi kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e votave.

Gjatë seancës, ai tha se ka prova për parregullsi në zgjedhjet vendore që u mbajtën më 14 maj.

“Unë jam këtu dhe e kam bërë gjithë këtë publike vetëm për të vërtetën. Kandidati për kryetar bashkie duhet të deklarojë një për një ka qenë apo jo i dënuar jashtë shtetit. Kam besim se do të jepni një vendim më të drejtë për qytetarët e Kuçovës” tha Maliqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë