Politike

Kolegji Zgjedhor rrëzon Berishën, logoja e partive do të jetë në fletën e votimit

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të hequr logot e partive nga fletët e votimit. 

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ kishte kërkuar që logot e partive të mos vihen krahas fletës së votimit për kryetarë bashkie, por Kolegji Zgjedhor e rrëzoi këtë kërkesë. Kjo do të thotë që edhe logoja e PD do të jetë në fletën e votimit. 

Kolegji do të shqyrtojë edhe për kërkesë padinë e dytë e cila ka të bëjë me emrin e kryetarit që do të udhëheqë “Bashkë Fitojmë”.

Aktualisht, në fletën e votimit është emri i Ilir Metës me vendimin e KAS ndërkohë që pritet të shihet vendimi i Kolegjit nëse do të vendoset ose jo emri i Berishës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë