Propozohen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar që do ngrihet për raportin e Dick Marty.
Nga mazhoranca anëtarë pritet të jenë Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Alket Hyseni, Adnor Shameti, dhe Ermonela Felaj
Ndërsa nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Elena Xhina dhe Enver Roshi.
Komisioni do të drejtohet nga Ulsi Manja, dhe përbërja e tij pritet të miratohet nesër në Kuvend.
Seancën e fundit parlamentare, Kuvendi miratoi me 83 vota pro ngritjen e Komisionit Hetimor për raportin e Dick Marty-t, ku pretendohet pa prova se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer krime lufte në territorin e Shqipërisë.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, njëkohësisht nismëtar i ngritjes së këtij komisioni tha gjatë seancës se synimi nuk është hetimi i Lulzim Bashës.
Synimi, sipas Ballës, është pastrimi i emrit të Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje