Të premten më 26 janar, në orën 10:00, është përcaktuar të mbahet mbledhja e rradhës së Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore. Sipas njoftimit të Kuvendit, mbledhja do të mbahet fizikisht dhe deputetët anëtarë duhet të jenë të pranishëm në sallën Pjetër Arbnori.
Në agjendën e mbledhjes përfshihen 3 pika:
· Rifillimi i punimeve të Komisionit.
· Shqyrtimi i planveprimit të Komisionit.
· Shqyrtimi i kalendarit të punimeve të Komisionit
Të premten e kaluar më 19 janar, mbledhja e komisionit, dështoi për shkak të bllokimit nga deputetët e grupit Bardhi-Berisha. Në deklaratën e dhënë për mediat, Gazment Bardhi tha se nuk pranonte që pjesa më e madhe e opozitës të përfaqësohej nga Enkelejd Alibeaj si bashkëkryetar i komisionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje