Sport

Komiteti Olimpik mban qëndrim ndaj sportistit ukrainas për parrullën “NO WAR”

Gazeta Si – Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e kishte paralajmëruar për një ndëshkim të mundshëm sportistin ukrainas të skeletonit, Vladyslav Heraskevych, i cili, në fund të një prej provave të tij kishte shfaqur para telekamerave një karton, ku ishte shkruar: “No War In Ukraine” (Jo Luftë në Ukrainë).

Zëdhënësi i Komitetit Olimpik, Mark Adams, ka saktësuar se komiteti ukrainas ishte vënë në dijeni për këtë fakt. Ai gjithashtu u shpreh: “Kur ndodhi kjo situatë, menjëherë kemi folur me ekipin e sportistit, duke i shpjeguar çështjen.

Sportisti ukrainas, Vladyslav Heraskevych, tregon parrullën para telekamerave. Gazeta Si, 14 shkurt 2022

Ai e kuptoi dhe në zbritjen e fundit nuk e përsëriti atë gjest. Të gjithë e duam paqen, por sportistët kanë rënë dakord për faktin se podi dhe momentet e garës nuk janë vendet për të dhënë disa lloj mesazhesh, sepse kemi nevojë që politikisht të mbetemi neutralë. Rasti i Heraskevych nuk u përsërit dhe ne ecim përpara”.

Heraskevych, nga ana e tij, është mjaftuar me një koment të shkurtër: “Unë dua paqe në vendin tim dhe në botë. Ky është qëndrimi im dhe do të luftoj për këtë, pra për paqen”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë