Gazeta Si – Komiteti Ekzekutiv i CIO-s ka kërkuar nga të gjitha federatat sportive ndërkombëtare të transferojnë ose anulojnë eventet e tyre sportive të planifikuara për në Rusi dhe Bjellorusi. Një vendim, që vjen kundër dhunimit të paqes olimpike nga ana e qeverisë ruse dhe asaj bjelloruse. Himnet e këtyre dy vendeve nuk do të dëgjohen në asnjë aktivitet sportiv.
“CIO nuk do të programojë asnjë event sportiv në Rusi dhe Bjellorusi. Parparësi ka siguria e sportistëve”, – shkruhet në një njoftim të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që gjithashtu bën të ditur:
“Asnjë flamur rus dhe bjellorus nuk duhet të ekspozohet në aktivitetet sportive ndërkombëtare”. Më tej CIO shpreh mbështetjen për Komitetin Paraolimpik Ndërkombëtar (IPC) për Lojërat Paraolimpike dimërore Pekin 2022.
“Shpresim shqetësimin e thellë për sigurinë e gjithë pjesëtarëve të komunitetit olimpik në Ukrainë, solidarizohemi me ta. Një ‘task force’ speciale e CIO–s është në kontakt me ta për të koordinuar asistencën humanitare, ku është e mundur”, – shkruhet gjithashtu në njoftim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje