Bota

Kompanitë, kërkesë Biden: Ndiq hapat e BE për certifikatën e vaksinës

Kompanitë ajrore, turistike dhe një grup punonjësish i bënë thirrje administratës së Biden që të legjitimojë sa më shpejt dokumentet e vaksinimit të Covid-19 që të rihapet lëvizja ndërshtetërore.

Në letrën drejtuar Jeffrey Zins, kryesisë së grupit për rimëkëmbjen nga Covid në qeverinë e Biden, thuhet se SHBA-ja duhet të ishte udhëheqësi i këtij hapi që është jetik për rritjen e standardit ekonomik, sidomos lidhur me kompanitë tursitike.

Procesi i vaksinimit në botë ka mundësi të shkaktojë një rritje të menjëherëshme të njerëzve që udhëtojnë pas një kohe shumë të gjatë të izoluar apo të kufizuar për të shmangur Coronavirusin. Certifikatat e vaksinimit të Covid-19 ose CHC-të konsiderohen shumë të rëndësishme për të normalizuar lëvizjet nga shteti në shtet. Vetë SHBA lejon të hynë në territorin e saj vetëm njerëzit që rezultojnë negativ nga Covid-19.

Një gjë të tillë po e bën Bashkimi Europian që ka hedhur në diskutim “Kartën jeshile të shëndetit” që vërteton pikërisht vaksinimin, shërimin dhe negativitetin ndaj Covid.

Një dokument i tillë do të mund të përdoret edhe nëpër arena sportive, koncerte, takime biznesi, restorante etj aprovuar nga 7 grupe të mëdha të udhëtimit ajror, ujor dhe tokësor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë