Qeveria ka thirrur një koncert festiv këtë të enjte për të festuar hapjen e negociatave dhe 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA.
Koncerti do të organizohet në Sheshin Skënderbej me pjesëmarrjen e një sërë emrash të muzikës nga Shqipëria dhe Kosova.
Eventit do t’i bashkohet edhe Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
“Më 28 korrik 1922, SHBA dhe Shqipëria vendosën marrëdhëniet diplomatike. Një flakë u ndez atë ditë. Edhe në ditët e errta të diktaturës, shqiptarët e guximshëm e mbajtën ndezur këtë flakë. Sot, ky zjarr ndriçon me shumë se kurrë. Le të ndriçojmë rrugën tonë përpara, së bashku për 100 vitet e tjera”, shkruan Kim.
Ceremonitë për 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA nisin paradite me organizimin në Teatrin e Operas dhe Baletit të takimit “100 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri-SHBA”. Këtu marrin pjesë Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme, Olta Xhaccka dhe Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
Ambasadorja thotë se do t’i bashkohet koncertit në Sheshin Skënderbej, ndërsa shton se do të ketë edhe evente të tjera, përfshirë këtu mesazhe speciale nga miq amerikanë në Uashington dhe Dallas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje