Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e tretë nga grupi parlamentar i PD-së drejtuar nga Gazment Bardhi.
Opozita kërkoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për parandalimin e konfliktit të interesit në funksione publike.
Kjo kërkesë, ishte e bashkëngjitur me dy kërkesa të tjera të propozuara nga opozita po për komisione hetimore, por që nuk u mbështetën nga PS.
Në përfundim të mbledhjes, deputetja Jorida Tabaku u shpreh se mazhoranca e ka kthyer në normë rrëzimin e Komisioneve ndërsa u shpreh se do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese.
“Mazhoranca rrëzoi sërish që ne të ngremë një Komision Hetimor, ne na takon me ligj kjo gjë. Askush nuk mund të refuzojë të drejtën e opozitës, po kthehet në një normë që mazhoranca tashmë vendos edhe për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Edhe ky u refuzua që unë besoj se do ketë fatin e të tjerëve dhe do shkojë në Gjykatë Kushtetuese” tha Tabaku.
Dy komisionet e tjera hetimore lidhen me rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve nga sistemi TIMS dhe koncesionin e sterilizimit.
Të tre kërkesat nuk morën konsensusin paraprak të mazhorancës, ndërsa nesër do të hidhen për votim në Kuvend
Seanca e nesërme plenare nuk do të ketë të pranishëm 8 deputetë të PD-së të përjashtuar më herët me në krye Gazment Bardhin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje