Politike

Konferenca e Parë Ndërqeveritare, 25 zyrtarë nga Shqipëria. Rama, Kovaçevski dhe Leyen në takim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të udhëheqë delegacionin zyrtar në Bruksel, që do të marrë pjesë në Këshillin e Bashkimit Europian në konferencën e parë ndërqeveritare të planifikuar për nesër, më 19 korrik.

Sipas agjendës së publikuan nga mediat fqinje, Kryeministri Kovaçevski, së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nesër pritet të takohen me kryetaren e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Ndërkohë në Bruksel gjenden që sot delegacioni shqiptar me 25 zyrtarë, në pritje të konferencës.

Delegacioni, kryesuar nga kryeministri dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme të cilët do të ulen përballë përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të unionit në prani të përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme Josef Borrell, komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe ministrit të Jashtëm çek, vend që ka Presidencën e radhës së BE.

Përfaqësuesit e të dy palëve do të paraqesin kornizën negociuese e cila duhet të miratohet. Për Shqipërinë kjo do të jetë dhe çelja zyrtare e negociatave.

Pjesë e delegacionit janë, Olta Xhaçka, Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme, Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE. Po ashtu do të jetë, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, drejtuesja e INSTAT, Elsa Dhuli si dhe një sërë zëvendësministrash, nga e Financave tek e Bujqësisë,etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë